Hoti – qeverisë: Po u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka asgjë të re në “Strategjinë energjetike 2022-2031”.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës i ka humbur dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë.

“Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin”, shkroi deputeti i LDK-së me anë të një postimi në Facebook.

“Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime”, përfundoi ai.

Të ngjashme