Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka postuar në faqen e tij në Facebook një video në Shtëpinë e Bardhë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekononike Kosovë-Serbi.
Hoti ka shkruar se me LDK’në, Kosova do të thellojë bashkëpunimin me ShBA’në, raporton Gazeta Express.
“Me LDK-në, Republika e Kosovës thellon bashkëpunimin dhe kultivon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim ekonomik.