Deputeti i Lidhjes Demokratike së Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguarndaj situatës së krijuar rreth themelimit të institucioneve të reja, duke e cilësuar të gjithë procesin si jokushtetues.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka paralajmëruar se legjitimiteti i Kuvendit mund të kontestohet, transmeton IndeksOnline.
“Kuvendi nuk është themeluar brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve. Kurdo që konstituohet, ai mund të kontestohet”, ka shkruar Hoti.
Ai ka ngritur shqetësime edhe për funksionimin e Qeverisë në detyrë, duke argumentuar se kryeministri në detyrë dhe disa ministra, pasi janë betuar si deputetë, nuk kanë të drejtë të vazhdojnë ushtrimin e funksioneve ekzekutive.
Sipas Hotit, shkaktar i gjithë kësaj është Albin Kurti.