Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë marr pjesë në Inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit “Ramiz Sadiku”, raporton Ekonomia Online.
Hoti ka thënë se brenda vitit do të përfundojnë të gjitha investime infrastrukturore në stadiume.
“Më vjen mirë që gradualisht po krijohen kushtet e nevojshme që talentet të kryejnë trajnimet e nevojshme”.
“Besoj që krejt infrastruktura e nevojshme përfundon brenda vitit në mënyrë që të kenë mundësi të gjitha moshat trajnimet e tyre”.
Ministrja Dumoshi ka thënë se KF “Ramiz Sadiku” ka rreth 200 anëtarë. Dumoshi tutje është shprehur se investimet janë kryesisht në barin sintetik. Ajo ka thënë se vlera e investimeve është 200 mijë euro.
“Erdhëm të klubi ‘Ramiz Sadiku’ që është një shkollë e fëmijë dhe rreth 200 anëtar i ka për krejt grupmoshat dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën”.
“…për gjeneratat e reja qeveria e Kosovës është ka i financon dhe ne sot do të fillojmë me punimet dhe investimi jonë do të jetë te bari sintetik”.
“Edhe federatat është duke investuar dhe do të mundohemi që talenteve t’i japim mundësi që bile infrastrukturën ta kenë. Investimi është diku 200 mijë dhe uroj që punimet do të vazhdojnë dhe të përfundojnë”.
Ndërsa, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se mosrregullimi i infrastrukturës ka penguar zhvillimin e talenteve, raporton EO.
“Unë i falënderoj ministrinë dhe qeverinë që nuk po ndalen në investime të tilla. Është hera e parë që ‘Ramiz Sadiku’, që ndihmohet nga Qeveria dhe federata”.
“Pjesa më e rëndësishme për neve është kjo infrastrukturë sepse pa të nuk mund të zhvillohet talenti”.
Agron Mecinaj nga K.F “Ramiz Sadiku” ka falënderuar për vizitën Hotin dhe Dumoshin.