Hoti thotë se Kurti do t’i humbasë zgjedhjet e ardhshme

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh i bindur që kryeministri i vendit, Albin Kurti, në zgjedhjet e ardhshme, nuk do ta marrë më besimin e qytetarëve për të udhëhequr.

Sipas Hotit, një gjendje e tillë ka ardhur nga mosrealizimi i premtimeve të Kurtit, që i ka dhënë gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe tani në krye të Qeverisë.

“A do të kemi zgjedhje sivjet a po jo, është vështirë të thuhet. Në situatën që kemi tani, këta janë njerëzit më të paparashikueshëm. Nëse Kurti do ta rishikonte realizimin e agjendës së vet, ato që ka premtuar kur ka qenë në opozitë, me ato që ka premtuar kur ka dalë në zgjedhjet e fundit dhe me ato që ka realizuar deri në ditët e sotme, shpërputhjet janë si nata me ditën. Prandaj, unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme Kurti nuk e merr më besimin për të udhëhequr vendin”, deklaroi Hoti në emisionin “Këndi i Debatit”.

Të ngjashme