Hoti thotë se nuk do lejojnë devijim të çmimeve në laboratorët privat

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për institucionit që do të monitorojnë  procesin e testimit në laboratorët privat.

Ai ka thënë se kjo  do të bëhet për të evituar devijimin me çmime për testimet që bëjnë qytetarët në këta laboratorët privat

Postimi i plotë i tij:

Autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2, në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim.

Kjo është konfirmuar edhe dje në takimin që Ministri i Shëndetësisë ka zhvilluar me Kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë proces.

Të ngjashme