Hoti: Udhëzuesi për Plazmën Konvalescente, u përpilua nga praktikat më të mira botërore

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se Kosova tashmë ka miratuar si terapi mbështetëse, udhëzuesin për përdorimin e Plazmës Konalescente tek pacientët me Covid-19.

Hotit, në një postim në Facebook, ka shkruar se ky udhëzues është përpiluar në konsultim me praktikat më të mira botërore.

”Kosova miraton Udhëzuesin për përdorimin e Plazmës Konvalescente tek pacientët me Covid-19 si terapi mbështetëse

Grupi punues në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin për profesionistët shëndetësorë, për përdorimin e plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid-19, e cila ka krijuar antitrupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.

Qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar Covid-19 dhe që kanë krijuar antitrupa të mjaftueshëm.

Ndërsa, Klinika Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid-19, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmës Konvalescente”, ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme