Hoti: Vetëm një dhomë është djegur në Shtëpinë e Shëndetit në Veri

Mitrovicë | 16 Pri 2017 | 11:51 | Nga

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, i është vënë flaka Shtëpisë së Shëndetit në Veri të Mitrovicës.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendëkomandati i policisë së këtij rajoni, Besim Hoti.

“Nuk bëhet fjalë për djegien e gjithë objektit, por vetëm të një dhome në të cilën ka pasur materiale medicinave”.

“Është djegur nj dhomë e ambulantes e cila ka qenë si magazinë”, ka thënë Hoti për klankosova.tv.

Ai ka thënë se janë duke u marrë me rastin për të zbardhur se çka ën të vërtetë e ka shkaktuar zjarrin.

“Jemi në pritje të ekspertit në mënyrë që të mund ta përcaktojë shkaktarin e zjarrit”.

“Mund të them se objekti nuk është dëmtuar, por vlerën e dëmit ne nuk mund ta përcaktojmë tash”, ka përfunduar Hoti.

Të ngjashme