Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë “Gjirafa” në Prishtinë, ku prit nga drejtori Mërgim Cahani.
Kandidati i LDK-së për kryeministër u zotua se do ta mbështes për këtë sektor, raporton Ekonomia Online.
“Fusha e IT-së është një ndër prioritetet tona. Ne do të punojmë bashkë për disa ide që i kemi për digjitalizimin e shërbimeve administrative”.
“Synojmë që në shtator të fillojmë me digjitalizimin e 7 shkollave për të vazhduar tutje. Ky sektor në fushën ekonomisë është prioritet i joni”.
Gjatë kësaj vizite, Hoti është shoqëruar nga bashkëpartiakja e tij, zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatçiu.