Houstoni barazon serinë në finalen kundër Golden State

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 12:37 | Nga

Houston Rockets rikthehen me forcë në përballjen e dytë të serisë finale ndaj Golden State Warriors në Konferencën e Perëndimit në NBA.

Të prirë nga James Harden, Rockets triumfuan 127:105 ndaj kampionëve në fuqi, duke treguar forcën e vërtetë ndaj ekipit të Steve Kerr, që nuk ishte në nivelin më të mirë, edhe pse Kevin Durant shkëlqeu me 38 pikë.

Në krahun tjetër, nga 27 pikë secili realizuan Eric Gordon dhe James Harden për vendasit, të cilët e morën kryesimin në fund të periudhës së parë, pas një starti të barabartë, për të mos e lëshuar deri në fund, duke fituar madje me 22 pikë diferencë.

Dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në Oracle Arena të Oakland, aty ku Warriors do të kenë përkrahjen e tifozëve vendas, për të synuar finalen e tretë radhazi në NBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme