Conte nuk e sheh si finale ndeshjen ndaj Dortmundit

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte është deklaruar për herë të fundit para ndeshjes së Interit me Borussia Dortmundin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në Giuseppe Meazza, ndërsa trajneri i Nerazzurëve ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Ta cilësosh si finale më duket e ekzagjeruar. Është një ndeshje e rëndësishme kundër një ekipi të fortë, por thjeshtë një ndeshje”, ka thënë Conte.

“Finalet do të vijnë më vonë. Kemi vetëm një ditë për të përgatitur ndeshjen. Duhet të bëjmë kujdes për të mos humbur topa. Kundër Sassuolos, nga tre topa të humbur pësuam tre gola”.

“Nuk dua të flas për mungesa e mia, po as dhe për ata të të tjerëve. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë. Ata janë shumë të zotë në kundërsulm. Kanë lojtarë me teknik dhe kualitet. Duam të imponojmë mënyrën tonë të futbollit dhe të marrim përsipër rreziqe si me Sassuolon”.

“A mjafton vetëm loja e mirë me Barcelonën? Nuk e di. Duhet të kemi vazhdimësi në prezantimet tonë. Nesër duhet të japim gjithçka deri në fund të ndeshjes. Championsi është i vështirë, jemi duke nisur një rrugëtim për të fituar më shumë eksperiencë”, ka shtuar më tej strategu i Interit, transmeton telegraf. Dortmundi aktualisht është lider i Grupit F me katër pikë, aq sa ka edhe Barcelona, dnësra Interi dhe Slavia Praga kanë nga një.

Të ngjashme