Hoxha: 9 majin e ardhshëm lëvizim lirshëm

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 12:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar një aktivitet të grave në sheshin e Prishtinës me rastin e Ditës së Evropës.

Ajo tha se festa e ardhshme e 9 majit do t’i gjejë qytetarët tek lëvizin lirshëm dhe pa viza, raporton Ekonomia Online.

“Dua të çoj mesazhin që të gjithë qytetarët tani të punojmë që ta bëjmë Kosovën tonë më të fortë ekonomikisht që të gjithë të rinjtë tanë të kenë perspektivë. Sepse ky është qëllimi i Evropës. Ne shpresojmë që çdo vit të jemi më afër Evropë”.

“Ne jemi të përkushtuar që qytetarët të jenë dhe të lëvizin të lirë. Kosova e ka vullnetin politik dhe ne shpresojmë që  deri në fund të vitit qytetarët të lëvizin të lirë dhe besoj që 9 maji i vitit të ardhshëm do  t’i gjejë qytetarët tek lëvizim të lirë dhe pa viza”.

Ndërkaq, që shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha që Kosova e ka kryer punën më të madhe për liberalizimin e vizave, mirëpo kanë mbetur ende sfida për t’u tejkaluar. Ajo ka thënë se nuk mund të flitet për një afat kohor për heqjen e vizave.

Hoxha dhe Apostolova kanë përcjellur edhe aktivitetin e disa fëmijëve që bënin vizatime me tema për ditën e Evropës, raporton EO.

“Është inspiruese të shohësh fëmijet tek shprehin imagjinaten e tyre lidhur me Evropën dhe Kosovën. Ju po bëni shumë dhe keni shumë për të bërë, por sot është ditë feste dhe të mos harrojmë se kjo ditë është ditë e unitetit, të mos harrojmë që kjo ditë duhet të na gjejë të bashkuar duke festuar”, tha Apostolova.

Për nder të Ditës së Evropës, në sheshin “Zahir Pajaziti” u mbajtën disa pika muzikore nga kori i fëmijëve “Okarina”.

Të ngjashme