Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në hapjen e pjesës së dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”, duke mbetur e mrekulluar nga kjo vepër kapitale, ka theksuar se “Vendi nga sot, po i afrohet më shpejt Shkupit e Tetovës, duke vënë në pah që “autostradat do të jenë dëshmi e gatishmërisë tonë për lidhjen me fqinjët tanë, me botën, duke krijuar kushte dhe standarde të vlerave që aspirojmë, brenda integrimeve euro-atlantike”.
Ministrja Hoxha ka theksuar se me projekte të tilla, jo vetëm që kryejmë obligime ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe fqinjësisë së mirë, por krijojmë kushte për ndërmarrësinë, ngrisim mobilitetin e qytetarëve tanë, përmirësojmë konkurrueshmërinë e biznesit tonë, të gjitha këto në favor të ngritjes së cilësisë të jetës së qytetarëve tanë”.
Postimi i ministres Hoxha në Facebook:
“Vendi ynë, nga sot, po i afrohet më shpejt Shkupit e Tetovës me finalizimin edhe të një pjesë të autostradës “Arbën Xhaferi”. Autostradat do të jenë dëshmi e gatishmërisë tonë për lidhjen me fqinjët tanë, me botën, duke krijuar kushte dhe standarde të vlerave që aspirojmë, brenda integrimeve euro-atlantike.
Ngritja e infrastrukturës rrugore, hekurudhore, kujdesi ndaj ujërave, kujdesi ndaj ambientit, janë disa nga kapitujt e investimeve kapitale që na presin edhe në vitin që po vjen. Duke mbyllur çështje të tilla që vendit tonë i munguan, i kontribuojmë proceseve madhore të vendit, duke qenë gati për finalizimin e procesit integrues.
Me projekte të tilla, jo vetëm që kryejmë obligime ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe fqinjësisë së mirë, por krijojmë kushte për ndërmarrësinë, ngrisim mobilitetin e qytetarëve tanë, përmirësojmë konkurrueshmërinë e biznesit tonë, të gjitha këto në favor të ngritjes së cilësisë të jetës së qytetarëve tanë. Gëzuar!”