Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se ndryshimet 10 vjet pas pavarësisë janë të dukshme në të gjithë sektorët, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ajo në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në kuadër të manifestimit për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë.
Sipas saj, MSA po ndihmon në zbatimin e standardeve evropiane, kurse institucioneve u mbetet që të përmbushin obligimet e marra.
Sfidë ajo vlerëson se mbetet mos liberalizimi i vizave që po u pengon bizneseve e studentëve që të kenë qasje në vendet e tjera.
“Ndryshimet janë të dukshme, në të gjitha sektorët. Pjesë e rëndësishme e këtij progresi është nënshkrimi i MSA-së. MSA po ndihmon në zbatimin e standardeve evropiane. Neve na mbetet t’i përmbushim obligimet që dalin nga kjo marrëveshje. Bizneset, studentet privohen nga qasja në vendet jashtme për shkak të mos liberalizimit të vizave”.
“Kosova është pjesë e strategjisë për zgjerim të BE-së. Kjo dëshmon që Kosova e ka vendin në BE dhe e ka rrugën e ndarë nga Serbia. Për të avancuar rrugën e Kosovës duhet të punojmë se bashku sepse ua kemi borxh qytetarëve”.