Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, është ditë e rikujtimit të vuajtjeve të papërshkrueshme të popullit hebre, për të mos u përsëritur më kurrë.
“Në këtë ditë, shprehim respekt edhe për kontributin e familjeve shqiptare të cilat rrezikuan jetën e tyre për të strehuar hebrenjtë që kërkoheshin nga nazistët”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
“Njerëzimi, sfidat e tilla, nuk duhet t’i lejojë të shfaqen më në asnjë vend”.