Hoxha: Do të jem zëri i rinisë në Kuvend

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë në një video që ka publikuar në rrjetin e saj social facebook se do të jetë zëri i rinisë në Kuvend.

Hoxha poashtu ka thënë se rinisë duhet t’u ofrohet mundësi punësimi në ndërmarrësi.

“Kosova është e bekuar me rininë e saj, suksesin dhe entuziazmin e saj për të ardhmen. Ky potencial duhet  të vihet në shërbim të vendit duke krijuar mundësi për ta përmes industrive krative, ndërmarrësive dhe aktiviteteve sportive” është shprehur ajo.

“Rikëkëmbja duhet të bazohet në fuqizimin e të rinjëve dhe përkrahjen për zhvillimin e tyre” ka shtuar Hoxha.

Ndiqeni mëposhtë videon e plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme