Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka reaguar lidhur me fillimin e mësimit online në shkollat me nxënës serb në Kosovë.
Ai ka thënë se ky vendim nga komunat veriore është cenim i sovranitetit të Kosovës.
Hoxha përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që vendimet e saj të zbatohet për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Zbatimi i vendimeve të qeverisë se Serbisë për ta nisë mësimin online në shkolla në komunat e veriut të Kosovës është cenim i plotë i sovranitetetit të shtetit të Kosovës.
Vendimet e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e mesimit online duhet t’i respektojnë të gjitha komunat në Republikën e Kosovës si dhe të gjithë qytetaret e vendit.
Si deputet dhe anëtar i komisionit për arsim kërkoj urgjentisht nga Qeveria që vendimet e saj të zbatohen për të gjithë qytetaret pa dallime etnie në mënyrë qe mos të përdoren standarde të dyfishta dhe të cenohet sovraniteti i Kosovës.