Sot, gjatë një vizite në një çerdhe, Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me Dhurata Hoxhën, kandidate për deputete e PDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit, kanë takuar Gëzimen, e cila ka 76 punëtorë.
“Gruaja ndërmarrëse, gruaja në vendimmarrje, gruaja në politikëbërje, janë pjesë e platformës së Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli dhe janë vlerë e shtetit që po ndërtojmë”, ka cekur znj. Hoxha.
Ajo ka shkruar po ashtu se “gruaja e bën dallimin cilësor në çdo fushë të jetës”.
Postimi i plotë:
“Me Kryeministrin e ardhshëm, Kadri Veselin, takuam ndërmarrësen e shquar, Gëzimen.Gruaja ndërmarrëse, gruaja në vendimmarrje, gruaja në politikëbërje, janë pjesë e platformës së Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli dhe janë vlerë e shtetit që po ndërtojmë. Barazia gjinore, gjithëpërfshirja e grave me gjasa e mundësi të barabarta, janë çështje madhore për fitoren tonë më 6 Tetor. Gruaja e bën dallimin cilësor në çdo fushë të jetës. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty për Shtetin!#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”