Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar që projektet e IPA-së të zbatohen dhe të merren më me seriozitet nga institucionet e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ajo kërkoi që këto projekte mos të zgjaten dhe të mos shtyhet zbatimi i tyre.
“Gjitha projektet, 135 milionë euro që janë para që marrim pa asnjë kriter dhe falas nga BE-ja duhet të kemi interes me shpreh përkushtimin tonë që Fushë Kosova të ecë përpara me projektin dhe KEK-u të shpall tenderin për këtë proces“, tha Hoxha.