Hoxha kosovar hyn pak kah interneti: Përdorimi i Wi-Fi-së së kojshisë pa leje është haram

Prishtinë | 30 Kor 2022 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Një hoxhë kosovar ka thënë se është mëkat i madh përdorimi i Wireless’it të fqinjëve, pa leje të tyre, raporton Express.

Hoxha ka thënë se s’lejohet përdorimi i Wi-Fi të askujt pa leje, por në veçanti i fqinjve.

“Përdorimi i Wi-Fi të kojshisë dhe jo vetëm të kojshisë po Wi-Fi të çdo njërit, pa leje të pronarit nuk lejohet. Sidomos Wi-Fi i kojshisë nuk lejohet, për arsye se dënimi dhe mëkati është më i madh” ka deklaruar ai.

Deklaratën e tij mund ta dëgjoni, duke klikuar në këtë link.

Të ngjashme