Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka deklaruar se ajo mundohet nga pozita që udhëheq ta promovojë gruan kosovare e cila ka shumë virtyte.
“Ne gratë mund të ia dalim, mund të bëjmë shumë punë të mira. Pra kjo tregon që gratë kanë lidership. Unë në këtë pozitë që jam përpjekur që më shumë ta promovojë gruan në shoqërinë tonë”, ka thënë ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë, në Radio Televizion e Kosovës (RTK).
Hoxha ka thënë se burrat nuk duhet të ndihen keq, kur grat kosovare janë në kostume apo janë në udhëheqje. “Gratë janë të prira për rezultate. Kryejnë punë shumë, janë më të shpejta”, ka thënë ajo.
Hoxha ka thënë se ka pasur shumë progres të gruas në Kosovës. “Ka pasur rezultate pozitive. Sot kemi avokate, profesoresha, nëna të mira. Kam takuar shuam gra që kanë marrë përgjegjësi në pozita udhëheqëse. Duhet të ia zgjasim dorën njëra tjetrës, pro duhet të kemi mbështetje edhe të burrave, pasi që gjysma e popullsisë në Kosovë është e gjinisë femërore”, ka thënë ajo.
Hoxha ka folur edhe për trashëgiminë në Kosovë. “Ligji për trashëgiminë u garanton të drejta të barabarta në Kosovë, si për grat ashtu edhe për burrat”, ka thënë ajo.
Hoxha ka bërë me dije se do të organizojnë edhe fushata vetëdijesuese për trashëgiminë pasi që ajo është e drejtë që u takon.
“Nëse gratë kanë pronat e tyre. Nëse ato marrin trashëgiminë që u takon do të zvogëlohet edhe dhuna në familje. Ka pasur shumë raste të grave që kanë qenë subjekt i dhunës”, ka thënë Hoxha.