Hoxha: Marrëveshjet e nënshkruara e arritur e madhe
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social ka komentuar mbledhjen e dy Qeverive, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndështetërore.
Hoxha ka shkruar se “në Korçën e krenarisë tonë, Mësonjëtores së parë të vajzave, Liceut dhe vendlindje e shumë atdhetarëve dhe rilindësve që sollën Pavarësinë, u ndjeva edhe më mirë gjatë Mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive tona”.
Postimi i plotë i Hoxhës në rrjetin social:
“Në Korçën e krenarisë tonë, Mësonjëtores së parë të vajzave, Liceut dhe vendlindje e shumë atdhetarëve dhe rilindësve që sollën Pavarësinë, u ndjeva edhe më mirë gjatë mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive tona.
Heqja e pengesave dhe lehtësimi i punës për qëllimet e përbashkëta, për të gjithë qytetarët tanë, është e arritur e pritshme. Marrëveshjet e nënshkruara, do të jenë stimulim shtesë në rrugën tonë të përbashkët, integrimi euro-atlantik”.