Hoxha: Mbi 40% e stafit të Ministrisë së Integrimit janë bursistë të Young Cell Scheme

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Nëpërmjet një infografike, sot, Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur të dhënat rreth kësaj skeme shumë të rëndësishme për administratën e Kosovës.

Ajo, ka shkruar në rrjetin social: E vërteta rreth Young Cell Scheme, tjerat fake news!

Në infografikë, janë paraqitur të dhënat e punësimit të bursistëve të Young Cell Scheme ndër vite, si dhe numrin total të të rinjve të përkrahur me këtë bursë- 389, ndërsa 286 nga ta janë të punësuar në të gjitha nivelet e institucioneve, ndërsa mbi 40% e tërë stafit, të Ministrisë së Integrimit Evropian, janë bursistë të Young Cell Scheme.

Young Cell Scheme do të vazhdojë si një ndër projektet më të rëndësishme ku drejtpërdrejtë përfitojnë vajzat dhe djemtë e Republikës së Kosovës. Kjo bursë financohet nga BE-ja si dhe Ministria e Integrimit Evropian.

Të ngjashme