Hoxha nga Prizreni kërkon falje që e quajti flamurin kombëtar “leckë”, thotë se ishte keqkuptim

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami, në një intervistë për “Euronews Albania”, ka thënë se deklarata e tij ku dëgjohet në një video duke e quajtur flamurin kombëtar “leckë”, ishte keqkuptim.

Ai ka thënë se kërkon falje nëse ka lënduar njerëzit, dhe se edhe ai gabon pasi është njeri.

Mazllami ka thënë se vetë e ka pasur flamurin kombëtar pranë ndërsa ishte pjesë e U{K-së.

“Ka një keqkuptim, flamuri është një beze, nuk ishte qëllimi për ta përdhosur flamurin, është gabim të më keqkuptoni. Nëse kam gabuar për termin ‘leckë’, publikisht kërkoj falje nëse është keqkuptuar. Ndërsa si është shkruar bezë, për të treguar materialin. Qëllimi nuk është për nënçmim të flamurit. Unë vetë jam veteran i UÇK të njëjtin flamur e kam pasur pranë vetes”, tha Mazllami.

Të ngjashme