Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka plan-programin më të mirë në raport me të gjitha partitë e tjera, ka thënë kandidati për deputet nga kjo parti Sejdi Hoxha, në një intervistë për Ekonomia Online.
Sipas tij, slogani i kësaj partie nënkupton rimëkëmbjen e shtetit në të gjitha sektorët.
“Prioritet të veçantë qeverisja e PDK-së, do t’i kushtojë sektorit privat, ndihmë dhe përkrahje të bizneseve private ku do të ndahen 500 milionë euro me të cilat do të ju ndihmojmë bizneseve të cilat janë prekur nga pandemia”.
“Këto mjete do të jenë mjete pa kthim. Prioritet i veçantë i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë rinia e Kosovës e cila është e shkëlqyer, ku çdo vit, qeverisja Enver Hoxhaj do të ndaj shumën nga 15 milionë euro për të rinjtë”.
Ai ka potencuar se me qeverisjen e PDK-së, do të ketë edhe rritje të pagës minimale nga 170 në 300 euro, gjithashtu dhe rritje të pensioneve të pleqërisë deri në 40% dhe skemave sociale deri në 30%.
“Prioritet i veçantë do të jetë sektori privat duhet të ndalem tek rritja e pagës minimale nga 170 në 300 euro. Do të ketë rritje të pensioneve të pleqërisë deri në 40%, do të ketë rritje të skemave sociale deri në 30% gjithashtu prioritet të veçantë do të ketë në rritjen e pensioneve për veteranët e luftës, invalidët e luftës dhe për familjet e dëshmorëve”.
Hoxha, gjithashtu ka folur edhe rreth mungesës së ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, për të cilin tha se mungesa e liderit është një hendikep.
Por kjo sipas tij, po përkthehet në energji dhe në vullnet të strukturave.
“Duke marr parasysh të kaluarën e tyre çlirimtare, veprat e tyre, kontributin e tyre dhënë për Kosovën, ne do ta shëndrrojmë këtë mungesë të tyre në energji në vullnet dhe në motiv dhe do ti tejkalojmë edhe pritjet tona përmes rezultatit që do të kemi në zgjedhjet e 14 Shkurtit”, shprehet Hoxha.
Intervista e plotë:
EO: Pse duhet të ju votojnë qytetarët juve dhe PDK-ne?
Hoxha: Partia Demokratike e Kosovës, është partia që ka plan-programin më të mirë në raport me të gjitha partitë e tjera politike që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Slogani i Rimëkëmbjes nënkupton rimëkëmbjen e shtetit në të gjitha sektorët. Prioritet të veçantë qeverisja e PDK-së, do t’i kushtojë sektorit privat, ndihmë dhe përkrahje të bizneseve private ku do të ndahen 500 milionë euro me të cilat do të ju ndihmojmë bizneseve të cilat janë prekur nga pandemia.
Këto mjete do të jenë mjete pa kthim. Prioritet i veçantë i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë rinia e Kosovës e cila është e shkëlqyer, ku çdo vit, qeverisja Enver Hoxhaj do të ndaj shumën nga 15 milion euro për të rinjtë, kosovarët që kanë ide të vetëpunësimit dhe ide të reja inovative edhe këto mjete do të jenë mjete pa kthim. Kur them që prioritet i veçantë do të jetë sektori privat duhet të ndalem tek rritja e pagës minimale nga 170 në 300 euro.
Do të ketë rritje të pensioneve të pleqërisë deri në 40%, do të ketë rritje të skemave sociale deri në 30% gjithashtu prioritet të veçantë do të ketë në rritjen e pensioneve për veteranët e luftës, invalidët e luftës dhe për familjet e dëshmorëve. Po ashtu, do të ketë rritje pagash për të gjithë punonjësit të sektorit privat, ne do ta ndihmojmë edhe të punësuarit në sektorin publik. Platforma e rimëkëmbjes është platforma që i duhet Kosovës dhe që i duhet qytetarëve të saj.
EO: Cili do të jetë kontributi juaj si deputet ne Kuvendin e Kosovës?
Hoxha: Edhe në legjislaturën e kaluar kam qenë një prej deputeteve më aktiv në Republikën e Kosovës, i vlerësuar edhe nga KDI-ja, në bazë të vlerësimeve që i ka bërë. Me besimin qytetar do të vazhdojë edhe më tutje që të jem aktiv në Kuvendin e Kosovës që të ngris çështjet dhe problemet që ballafaqohen qytetarët tonë dhe po ashtu do të jem shumë i zëshëm në implementimin e pakos së rimëkëmbjes dhe zbatimin e politikave të Partisë Demokratike të Kosovës, ashtu siç e kemi edhe sloganin gjatë kësaj fushatë zgjedhore.
EO: Rimëkëmbja ekonomike, ju e keni edhe sloganin Rimëkëmbje, cila do të jetë pika e parë që do ta realizonit të planit te Rimëkëmbjes?
Hoxha: Kur flasim për rimëkëmbje ekonomike, flasim për shumë sektorë të ndryshëm duke filluar nga ekonomia, rinia e Kosovës nga bujqësia nga arsimi dhe nga shëndetësia. Në të gjithë këta sektorë, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë investime serioze dhe do të ketë rritje pagash për të gjitha këto kategori edhe për arsimin, shëndetësinë, policinë e Kosovës dhe të gjithë punonjësit publik në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, në kuadër të rimëkëmbjes prioritet të veçantë do ti kushtohet edhe sektorit privat ku do të ndahen 500 milionë euro për çdo vit për t’i ndihmuar bizneset të cilat janë prekur nga pandemia, këto do të jenë mjete pa kthim. Po ashtu prioritet i veçantë do ti kushtohet rinisë së Kosovës e cila është e mrekullueshme, ku çdo vit Qeveria Hoxhaj do të ndajë nga 15 milionë euro mjete pa kthim për të gjithë ata të rinj që kanë ide inovative të vetëpunësimit duke bërë start-up të bizneseve të reja. Në kuadër të rimëkëmbjes, prioritet i veçantë do ti kushtohet edhe invalidëve edhe veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në të gjitha këto kategori do të ketë rritje pagash. Rritje pagash do të ketë edhe për pensionistet në vlerë prej 40% si dhe për përfituesit e skemës sociale në vlerë prej 30%. Pakoja e rimëkëmbjes do ta prek çdo shtresë të popullsisë së Kosovës duke e ndihmuar direkt dhe duke e fuqizuar tregun tonë privat sepse vetëm me investime në sektorin privat rininë tonë mund ta mbajmë këtu dhe mund të krijojmë vende të reja të punës për një të ardhme më të zhvilluar në aspektin ekonomik.
EO: Mungesa e Z/Kadri Veselit, çka do të thotë për PDK-në?
Hoxha: Padyshim që mungesa e liderit tonë shpirtëror e kryetarit Kadri Veselit është një hendikep për Partinë Demokratike të Kosovës, por që mungesa e tij, sot po përkthehet në energji, në vullnet të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, të rinisë Demokratike të Kosovës e sidomos në vendin ku unë veproj, sepse unë jam edhe kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas dhe sigurisht mungesa e kryetarit Veseli dhe Presidentit Thaçi, është një hendikep i madh për Partinë Demokratike të Kosovës, por duke marr parasysh të kaluarën e tyre çlirimtare, veprat e tyre, kontributin e tyre dhënë për Kosovën, ne do ta shëndrrojmë këtë mungesë të tyre në energji në vullnet dhe në motiv dhe do ti tejkalojmë edhe pritjet tona përmes rezultatit që do të kemi në zgjedhjet e 14 Shkurtit.
EO: Ku e shihni PDK-në pas datës 14 Shkurt?
Hoxha: Duke marr për bazë që Partia Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar një opozitarizëm gjatë këtyre 9 muajve të shkëlqyera duke e ndihmuar qytetarin, duke e votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike, duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare, po ashtu duke e votuar edhe pakon për rimëkëmbje ekonomike, duke e votuar ligjin e buxhetit për vitin 2021, ne edhe pse kemi qenë opozitë me veprimet e tona kemi bërë më shumë për qytetarin se sa partitë e tjera në qeverisje. Duke i’u referuar kësaj, unë besoj fuqishëm që platforma e Partisë Demokratike të Kosovës, pra platformën e rimëkëmbjes është platforma më e mirë që i duhet sot qytetarit dhe është platforma që partitë e tjera politike nuk kanë guxim as në studio televizive të dalin dhe të përballen me program para qytetarëve për platformën që kanë për zgjedhjet e14 shkurtit.
Duke marr për bazë mënyrën se si e ka zhvilluar opozitarizimin PDK-ja, duke marr për bazë platformën ekonomike që është më e mira e mundshme krahas të gjitha partive politike ne besojmë fuqishëm që Partia Demokratike e Kosovës do të jetë parti fituese dhe do ta udhëheqë Qeverinë e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit.