Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ka thënë se lidhur me demarkacionin si njëri prej dy kritereve për liberalizmin e vizave për kosovarët, duhet të arrihet shpejt një konsensus, pasi që nuk ka shumë kohë.
Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, Hoxha ka thënë se megjithatë beson se ky vit do të jetë viti kur qytetarëve do tu mundësohet liberalizimi i vizave.
E pyetur lidhur me deklarimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi rreth mos-shfuqizimit të Gjykatës Speciale, Hoxha shprehu bindjen se kanë ardhur edhe pas reagimeve të miqve ndërkombëtarë.