Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thirrur konferencë për medie lidhur me rastin e Astrit Deharit të vdekur ditë më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Hoxha duke shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, ka thënë që çdo deklarim i cili po bëhet rreth këtij rasti, po i bënë dëm zbardhjes së procesit dhe të vërtetës, raporton Ekonomia Online.
“Dua të ju siguroj se shumë shpejt presim raportin zyrtar lidhur me Astritin, i cili besoj se do të qartësojë këtë rast. Jam e shqetësuar për paragjykimet rreth rastit të Deharit. Janë bërë deklarime për opinionin publik të cilat janë të nxituara pasi ende nuk është bërë marrja e vendimeve”, tha Hoxha.
Ajo gjithashtu ka treguar që nga dita kur është marrë lajmi për vdekjen e Deharit, janë marrë të gjitha mekanizmat për zbardhjen e rastit.
Këto reagime vijnë pasi që mbrëmë u shfaqen në medie pamjet nga burgu i Prizrenit, ndeërsa sot edhe një ditar jete i Astrit Deharit.