Hoxha: Posta çdo ditë e më tepër po i rritë shërbimet e saj me shumë profesionalizëm

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë se çdo ditë e më tepër janë duke i rritë shërbimet dhe këto shërbime po kryhen me shumë profesionalizëm.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka falendërur të gjithë punonjësit e Postës, për punën e shkëlqyer që kanë bërë dhe rezultatin e mirë financiar për vitin 2018.

Postimi i plotë e Hoxhës:

Sot prita në takim menaxherin e regjionit të Ferizajt z.Luan Jahiri dhe stafin udhëheqës të këtij regjioni.

Falënderoj të gjithë për punën e shkëlqyer që kanë bërë dhe rezultatin e mirë financiar për vitin 2018.

Posta është çdo ditë e më tepër duke i rritë shërbimet e saj dhe këto shërbime po kryhen me shumë profesionalizëm.

Do të vazhdojmë fuqishëm në 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme