Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot në takim Koordinatorin Nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi, dhe ekonomistin e këtij Programi, Alban Zogaj.
Në takim u diskutua rreth gjetjes së mënyrave më të mira për krijimin e kushteve të favorshme për investime dhe krijimin e lehtësirave dhe mbështetjes ligjore në këtë fushë.
Ministrja Hoxha ofroi përkrahje dhe bashkëpunim dhe theksoi se sundimi i ligjit, efektiviteti dhe efikasiteti i gjykatave janë elementet kyçe në krijimin, përmirësimin dhe zbatimin e infrastrukturës ligjore për investime dhe ardhjen e investitorëve.
Nga ana e tij, koordinatori i Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi, e uroi ministren Hoxha për pozitën e re dhe shfaqi përkushtimin për bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve, njëherësh vlerësoi lartë përkrahjen e ofruar nga Ministrja për Programin Nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit.