Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Strasburg, David McAllister, Kryesues i Komisionit për punë të jashtme, siguri, mbrojtje dhe të drejtat e njeriut (AFET), njëherësh raportues pranë Parlamentit Evropian, shkruan EkonomiaOnline.
“Me këtë rast diskutova për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave,” shkruan ministrja Hoxha në Facebook.
“Në takim, e vlerësova lartë angazhimin e z. McAllister si dhe të Komisionit AFET, për inkurajimin e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, me theks të veçantë, të arriturat në përmbushjen e kushteve nga udhërrëfyesi.”
Ajo thotë të ketë kërkuar nga McAllister që çështja e liberalizimit të vizave të procedohet sipas afateve dhe lëvizja e lirë të mos bëhet pengesë për zhvillimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Është radha e BE-së të kryej pjesën e vet pasi që ne kemi plotësuar kriteret dhe të dëshmojë se është partner kredibil.