Diskutohen efektet e organizimit të MIE-së dhe MPJ-së në integrimin evropian

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 07:19 | Nga Ekonomia Online

Demokracia Plus (D+) organizon tryezë për të diskutuar mbi efektet dhe pasojat e organizimit të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) në agjendën për integrime evropiane.

Po ashtu, organizimin e Ministrisë së Administratës Publike (MAP) në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) në reformën e administratës publike.    

Të ftuar do të jenë përfaqësues të dy ministrive përkatëse, përfaqësues të VV dhe LDK, ekspertë të fushave që mbulojnë dy ministritë, përfaqësues nga zyra e BE-në në Prishtinë, si dhe pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile.

Në këtë tryezë, D+ do të prezantojë një analizë të shkurtër mbi efektet dhe pasojat e integrimit të këtyre dy ministrive duke dhënë opsione dhe rekomandime mbi elementet që duhet të merren parasysh nga Qeveria në akomodimin e dy ministrive në MPJ, përkatësisht MPB.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme