Hoxha thirrje grave: Mos hiqni dorë nga e drejta e juaj në trashëgimi

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 12:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, iu ka bërë thirrje grave që të mos heqin dorë nga e drejta e tyre në trashëgimi, duke potencuar se ajo nuk duhet të bëhet për shkak të pengesave formale, zakonore dhe tradicionale.

Këto komente ministrja Hoxha i ka bërë gjatë konferencës për procesin e trashëgimisë dhe të drejtave pronësore të gruas në Kosovë.

Kjo konferencë ka për qëllim që të bëjë informimin e grave rreth dispozitave ligjore që ekzistojnë në të drejtën e tyre të pronësisë dhe trashëgimisë.

“Ajo që do t’ju them sot këtu grave është që të mos hiqni dorë nga e drejta e juaj në trashëgimi. Sa i përket trashëgimisë së pronës, gratë janë të pakta në këto lista dhe të diskriminuara ligjërisht, ku ne jemi dëshmitarë të ekzistimit të pengesave të natyrave të ndryshme në trashëgimi të gratë. Pengesat janë të natyrës kulturore, tradicionale apo edhe për mungesë të informacionit. Kjo konferencë ka të bëjë me informimin rreth dispozitave ligjore që ekzistojnë për të cilat palët mund të mos kenë njohuri dhe ti promovojnë.

Heqja dorë nga pasuria është e drejtë e secilit, mirëpo, ajo nuk duhet të bëhet për shkak të pengesave formale, zakonore dhe tradicionale. Do të doja që gratë ta minimalizojnë dukurinë e heqjes dorë nga prona. Çdo grua duhet ta kuptojë që është e barabartë në pronë dhe trashëgimi”, ka thënë ministrja Hoxha.

Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se në Kosovë është një përqindje e vogël e grave të cilat të gëzojnë pronë. Ambasadori ka thënë se e drejta për të pasur dhe trashëguar pronë është e drejtë fondamentale e njeriut.

“Për mua është më rëndësi të dihet rreth mundësisë së grave në lulëzimin e sistemit ekonomik të Kosovës, paraqet indikatorin e rritjes ekonomike të Kosovës. Kur e shohim se vetëm 4 për qind e grave trashëgojnë tokë dhe vetëm 19 për qind kanë tokë në pronësi të tyre atëherë e dimë se kemi shumë punë për të bërë. Kosova veç i ka ligjet shumë të mira në letër që i’u garantojnë grave të drejtat e barabarta në pronë, por, të gjithë shqetësohemi nga shkalla e lartë e mos zbatimit të këtyre ligjeve më mënyrë të vazhdueshme. E drejta për të pasur dhe trashëguar pronë nuk janë çështje dytësore ekonomike, por, janë të drejta fondamentale të njeriut për barazi dhe fuqizim”, ka thënë ambasadori Delawie.

Kjo konferencë e cila është organizuar nën përkujdesjen e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, që ka ta bëjë me “Procesin e trashëgimisë – zvogëlimi i jo formalitetit dhe garantimi i të drejtave pronësore të gruas në Kosovë”, i cili është mbështetur nga programi i të Drejtave Pronësore i USAID-it.

dhurata-hoxha

Ministrja Dhurata Hoxha: Mos hiq dorë nga e drejta jote për trashëgimi dhe e drejta e pronës!

Ministrja Dhurata Hoxha: Mos hiq dorë nga e drejta jote për trashëgimi dhe e drejta e pronës!

Të ngjashme