Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur ngritjen e Kosovës për dhjetë vende më lartë, në vlerësimin global, duke ulur me sukses korrupsionin.
Ministrja Hoxha në rrjetin social ka theksuar se “kjo është dëshmi se rruga jonë integruese, ka marrë drejtim të pandalshëm, ky detyrim e zotim yni, luftimi i korrupsionit është proces dhe nuk do të ndalet as pas liberalizimit të vizave”.
Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:
Vlerësimi për uljen e korrupsionit, në renditjen globale për 10 vende më mirë, është lajm i mirëpritur.
Jo vetëm ky fakt, por edhe matësit tjerë, në lëmi të ndryshme, na japin optimizëm për rrugën tonë, suksesin e procesit integrues.
Kjo është dëshmi se rruga jonë integruese, ka marrë drejtim të pandalshëm, ky detyrim e zotim yni, luftimi i korrupsionit është proces dhe nuk do të ndalet as pas liberalizimit të vizave.