Hoxha: Vendimi i PZAP që Podujeva të ketë rinumërim total te votave vendim i drejtë, por shembull i rëndë për demokracinë

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Sejdi Hoxha, nga PDK-ja, përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi i PZAP-së që Podujeva të shkojë në rinumërim total të votave është vendim i drejtë, por e ka quajtur si një shembull të rëndë për demokracinë.

Hoxha konsideron se Kosova duhet urgjentisht ta ndryshojë mënyrën e numërimit të votave.

Postimi i plotë:

Zgjedhje demokratike, apo emërim i kandidateve për deputet apo në këtë rast për asamble komunale?

Ndërhyrja e komisionarëve , vëzhguesve apo edhe e zyrtarëve te larte te partive politike për te privilegjuar jashtëligjshëm kandidat te caktuar ne zgjedhje është vepër e rende penale dhe cenim i demokracisë.

Në Kosovë është krijuar bindja që nuk ke pse hynë në lista zgjedhore nëse nuk ke komisioner në qendra votimi kjo është shumë shqetësuese për demokracinë tonë të re.

Një pjesë e madhe ekspertëve të mirë sot nuk dëshirojnë as të hyjnë në lista zgjedhore për shkak të kësaj bindje, e kjo ndikon pastaj edhe në kualitetin e përfaqësimit të partive politike në institucionet e vendit.

Vendimi i PZAP-se qe Podujeva te shkon ne rinumërim total te votave për mua vendim i drejtë, ama shembull i rëndë për demokracinë.

Kosova duhet urgjentisht ta ndryshoi mënyrën e numërimit të votave, ndikimi i njerëzve duhet të jetë sa më minimal, vetëm në këtë formë do ti ndihmojmë demokracisë dhe meritokracisë.

Të ngjashme