Hoxhaj: Besimin e humbur do ta kthejmë me Veselin kryeministër e Ismailin kryetar të Prishtinës

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Prishtinës të Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, tha se kryeqytetit po i vie një gjeneratë e re e politikanëve dhe një mendësi e re që sipas Hoxhajt do e ndryshon kryeqytetin, raporton Ekonomia Online.

“Politika fillon me ekip dhe dua ta falënderoj secilin prej jush për punën që e keni bërë gjatë 6 muajve të fundit. Kemi qenë së bashku në degë e fshatra të ndryshme. Kemi pasë 130 takime para përgatitore dhe 70 kuvende nëndegësh dhe mendoj që kemi pasë një proces zgjedhor jashtëzakonisht të mirë.  Porcesi për neve në Prishtinë nuk ka qenë një proces teknik nuk kemi dashtë me pasë zgjedhje që teknikisht e mbyllin kuvendin zgjedhor në Prishtinë. Kryeqytetit tonë po i vjen një gjeneratë e re e politikanëve dhe një mendësi e re që do e ndryshon kryeqytetin tonë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj shtoi se Prishtinës nuk i kanë dhënë asgjë udhëheqësit e deritashëm, sipas tij Prishtinën sot e karakterizojnë, ajri i ndotur dhe trafiku i dendur.

“Prishtina i ka dhënë shumë Kosovës dhe nga një kryeqytet i një etniteti jugosllav jemi bërë kryeqyteti më i ri në hartën e botës por politikanët që kanë uhdhëhequr me Prishtinën, asnjë nuk i kanë dhënë Prishtinës asgjë deri më tash. Ajri i ndotur dhe trafiku i dendur janë disa nga ato që e karakterizojnë Prishtinën sot”.

Hoxhaj u shpreh se PDK-ja do ta rikthejë besimin e humbur tek qytetarët vetëm atëherë kur rolin e kryeministrit e merr Kadri Veseli dhe rolin e të parit të Prishtinës ta merr, Uran Islamili.

“Evropa edhe më tutje e izolon Kosovën por ajo që është e re është që po mbyllemi edhe më shumë me vetën tonë. Shumë më pak qytetarët dhe Evropa i besojnë Kosovës. Vetëm PDK-ja do ta rikthejë besimin në shtet dhe këtë e rikthejmë kur Kadri Veselin ta bëjmë kryeministër dhe Uran Ismailin ta bëjmë kryetar të Prishtinës. Dekada e Re përmbyllet kur e udhëheqim qeverinë siç e kemi udhëheqë deri në 2014-tën.

…Në zgjedhjet e brendshme të partisë ne duam që PDK-në ta bëjmë më profesionale dhe gara e brendshme është e rëndësishme. Jemi këtu të përcaktojmë qëllime të reja dhe të përmbushim pritje të reja. Duam ta forcojmë demokracinë e brendshme partiake. Duam të kemi sjellje kolegjiale në udhëheqejn  e strukturave të partise dhe duam që ndryshimi i partisë mos të jetë vetëqëllim por ti shërbejë ndryshimit të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, tha se shpreson se kryetari i ardhshëm i kësaj dege të bëhet edhe kryetar i komunës së Prishtinës, pasi që aktualisht kryeqyteti është lënë anash me kryetarin e saj aktual.

 “Momentumi kur sot po mbahen zgjedhjet në PDK është i rëndësishëm si për vet degën e PDK-së po ashtu edhe për qytetarët në qytetin e Prishtinës”, tha ai.

“Ne po e  përjetojmë një qytet pa qeverisje, po e shohim çfarë do të thotë të kesh një qytet pa kryetar. Ne sot kemi në krye të qytetit një njëri që publikisht pranon se ka frikë të merret me problemet. Prandaj mendoj që është një momentum shumë i mirë për PDK dhe besoj që qytetarë e Prishtinës janë të vetëdijshëm që alternativa e vetme është Partia Demokratike e Kosovës”, tha Çelaj.

Ai tha se tani është koha më e mire që të ketë zgjedhje të reja në strukturat e PDK-së dhe qytetit të Prishtinës të i vijë një kandidat i denjë që të ia kthej dinjitetin kryeqytetit.

“Uroj që strukturat të jenë unik të jenë të përkushtuar të jenë njerëz që para interesit personal do të venë interesin e qytetit. Uroj që ky kuvend të nxjerrë njerëzit më të mirë. Po ashtu unë besoj që PDK-ja do të ndërroj qasje që e ka pasur ndaj degës së Prishtinës dhe mendoj që me këtë ndërrim të qasjes edhe dega e PDK-së në Prishtinë do të jetë më mirë”, tha ai.

“Uroj që kryetari i ardhshëm i degës së Prishtinës të jetë kryetar i komunës së Prishtinës dhe më në fund qytetit të ia kthej dinjitetin, jo vetëm qytetit, por edhe gjithë Kosovës dhe për këtë nuk kam dyshim që nuk do ndodhë kështu”, shtoi Çelaj.

Anëtarja më e re e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se Prishtina është ën gjendje të dhimbshme dhe ka nevojë për një kryetar të ri ku këtë ndryshim mund ta bëj kandidati për degën e Prishtinës, Uran Ismaili.

“Prishtina ka nevojë për rizgjim, rimendim, riadresim të shumë sfidave që ne e dimë e shumë problemeve që ka, por unë e dijë se çdo ndryshim i madh dhe i mirë ndonjëherë mund të ketë zgjedhje të dhimbshme, por në Prishtinë nuk ka zgjidhje te dhimbshme se sa ajo që është tani. Andaj kjo parti ndër vite ka dëshmuar që mund dhe e bën ndryshime , kryeqyteti nuk mund të mendohet si e pamundur, ka nevojë për ne dhe bashkë e ndreqim me kryetarin e ri, Uran Ismaili”, tha Hoxha

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/871102496576208

Të ngjashme