Hoxhaj çon në këmbë Malishevën: Bashkë për rimëkëmbjen e Kosovës

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një tubim masiv sot në Malishevë, nga ku ka thënë se më 14 shkurt do bashkë me Malishëven, do të rimëkëmbet Kosova.

Përmes një statusinë Facebook, ku ka shpërndarë fotografi të tubimit, ku shihet se kanë marrë pjesë mijëra qytetarë të Malishevës, Hoxhaj ka thënë se Malisheva ka vendosur të votojë për një perspektivë më të mirë dhe për një ekonomi të zhvilluar.

Tutje, ka shkruar se nderimi më i madh që mund t’i bëhet dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të UÇK-së nga Malisheva e lirisë është ta bëjë Kosovën e begatshme për të gjithë.

Lexoni të plotë statusin në Facebook:

Malisheva ka vendosur të votojë për një perspektivë më të mirë dhe për një ekonomi më të zhvilluar. Ka vendosur të votojë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 134.

Nderimi më i madh që mund t’ua bëjmë dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të UÇK-së nga Malisheva e lirisë është ta bëjmë Kosovën e begatshme për të gjithë. Prandaj, le të dalim të gjithë për të votuar më 14 shkurt, për ta rimëkëmbur së bashku Kosovën!

Votoni për PDK-në. Votoni për të mirën e Kosovës. #PDK134

May be an image of 8 people and people standing
May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 15 people, people standing, indoor and crowd
May be an image of 6 people and people standing
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme