Hoxhaj: E kemi kandidatin, por nuk i kemi votat për kryetarin e Kuvendit

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 10:20 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se e kanë emrin për kryetarin e Kuvendit, por nuk nuk e kanë shumicën për ta hedhur në votim atë.

Ai ka kërkuar edhe pak kohë, një afat prej dy javësh në mënyrë që të Kryeparlamentari t’i ketë votat.

“Si koalicion që ka të drejtë për të propozuar kryeparlamentarin pra si një hap i parë dhe pastaj me nënkryetarët ne kemi kërkuar kohë këto javët e fundit por në fund të fundit jemi në polikë dhe në polikë funksionojnë gjërat ashtu siç kanë të drejtë”.

“Ne kemi të drejtë ta propozojmë kryeparlamentarin. Ne kandidatin e kemi por nuk e kemi shumicën parlamentare”, është shprehur Hoxhaj.

Të ngjashme