Kryetari në detyrë i PDK-së, ka folur për shpalljen e kandidaturës edhe për një mandat nga kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj në konferencën për medie, tha se kryetarët aktual në komuna do të jenë kandidatë edhe për një mandat.
“Kryesia e PDK-së në mbledhjen që kemi mbajt dje ka marrë vendim që të gjitha anëtarët që janë pjesë e Kryesisë, të jenë pjesë e listës zgjedhore për deputet. Të gjithë deputetët e PDK-së janë pjesë e listës, të gjithë kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga PDK-ja garojnë për zgjedhjet lokale kur mbahen në fund të vitit. Kjo vlen për z.Lladrovci, Aliu dhe për të gjithë të tjerët. Çdo kryetar i Degës së PDK-së duhet të jetë pjesë e listës zgjedhore”, ka thënë ai.