Hoxhaj në Gjakovë: PDK është parti e vendimeve të mëdha

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 19:09 | Nga

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Gjakovë, në kuadër të takimeve parazgjedhore me strukturat e partisë dhe qytetarët.

Hoxhaj ka takuar strukturat e PDK-së, duke përfshirë edhe degën e Gruas Demokratike në Gjakovë, me të cilët kanë biseduar për mobilizimin për zgjedhjet e 11 qershorit dhe për programin e Fillimit të Ri.

Hoxhaj ka thënë se PDK është parti e vendimeve të mëdha dhe është partia e cila përmes programit për Fillimin e Ri do ta cojë Kosovën drejt zhvillimit.

“Koalicioni parazgjedhor i PDK-së me partner është koalicion i vendimeve të mëdha politike, euro-atlantike dhe ekonomike. Këto vendime do të krijojnë vende të reja të punës me zhvillimin e ndërmarrësisë së vogël dhe të mesme, si dhe përmes investimeve të huaja direkte dhe reformave buxhetore dhe fiskale”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka mbajtur ligjeratë në Shkollën e Gjuhëve të Huaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme