Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar rezultatin e exit poll’it të zgjedhjeve të mbajtura sot në vend, që e ka nxjerrë fitues koalicionin PDK-AAK-Nisma.
Hoxhaj ka thënë se PDK është rritur në këto zgjedhje, dhe është rikonfirmuar si partia e parë në vend.
“PDK vazhdon të fitojë, nga viti 2007 deri më 2017. Fitorja jonë është bindëse”, është shprehur Hoxhaj.
Ai ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vend. Hoxhaj ka thënë se Kosova u ka dhënë shembull vendeve të rajonit.