Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo parti s’do marrë pjesë në takim me liderin e VV’së, Albin Kurtin.

Hoxhaj ka shtuar edhe se ata nuk janë të interesuar për një marrëveshje me LVV’në.

‘’Ne kemi pas tri palë zgjedhje në 16 muajt e fundit, gjatë tri palë zgjedhjeve kemi pas situatë që vetëm në një proces zgjedhor, ky vend ka qenë demokratik. Dhe prej momentit ku ka përfundu përmbyllja e procesit zgjedhor, zoti Kurti në mënyrë të njëanshme ka bërë përpjekje që ta imponoi vullnetin e tij politik. Ne nuk i nënshtrohemi një njeriu, kemi bërë përpjekje tri herë që përmes takimeve, dialogut ta japim kontributin tonë si parti politike, që të gjejmë rrugë për të konstituar institucionet. Kurti nuk ka dashtë. PDK nuk merr pjesë në takim, nuk është e interesuar për marrëveshje, zoti Kurti i ka edhe 98 deputetë të tjerë me të cilët mundet me bë zgjidhje nëse ka vullnet që të bëjë marrëveshje politike’’, ka thënë Hoxhaj për Rtv21.

Të ngjashme