Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), Mentor Hoxhaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se që nga fillimi i pandemisë janë identifikuar 2000 lajme të pa vërteta.
Hoxhaj tha se përveç lajmeve në gjuhën shqipe janë identifikuar edhe lajme nga Gjermania dhe vendet e tjera.
“Saktësisht janë 41 ditë që jemi duke u marr me identifikimin e lajmeve jo të vërteta dhe deri në këtë moment kur jemi duke biseduar janë mbi 3000 lajme që i kemi shqyrtuar nga ana jonë dhe janë mbi 2000 lajme të cilat janë identifikuar si lajme fake”.
“Realisht në bazë të atyre që ne i kemi pranuar dhe identifikuar po flasim për lajmet që janë nga rrjeti social Facebook dhe të cilat janë më gjuhën shqipe, por kemi edhe lajme të cilat janë raportuar edhe në Gjermani apo më larg”.
Ai tutje ka thënë se fshirja e këtyre lajmeve nuk mund të ndodh pa ndihmën e Facebookut.
“Normalisht që fshirja e këtyre lajmeve të pa vërteta nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e Facebookut, por ne kemi kaluar edhe përtej Facebook, po ashtu kemi pasur edhe bashkëpunimi me pronar të shumë faqeve të ndryshme.
Hoxhaj më tutje ka shtuar se ditëve të fundit ka filluar të bie numri i lajmeve të rreme. Ai thotë se mediet në Kosovë kanë një seriozitet më të madh.
“Prej fillimit deri më tani kemi një rënie të lajmeve të pa vërteta nga mediet, poashtu kemi edhe media qe bien pre e lajmeve të pa vërteta dhe më pas shpërndahen. Por mediet që janë në Kosovë kanë një seriozitet kë të madh në këtë drejtim. Këto lajme kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë te qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Ai tha se të gjitha lajmet e pa vërteta kanë pas mungesë të burimeve, raporton Ekonomia Online.
“Lajmet të cilat ne i kemi identifikuar si të pa vërteta nuk kanë pasur fare burime dhe së bashku me prezantimin e lajmit të pa vërtet ne e kemi paraqit dhe kemi prezantuar lajmin se si është në të vërtetë”.