Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se është e domosdoshme qe të bëhet reforma zgjedhore.
Në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi qe ka të bëjë me reformën zgjedhore, numri i dy i PDK-së ka thënë se kjo parti e mbështet fuqishëm reformën zgjedhore.
“Ne duhet ta avancojmë kulturën politike dhe ta ndryshojmë Kushtetutën tonë qe sistemi i ri zgjedhor tu shërbejë kërkesave. Në pikëpamjen e PDK-së ky është fillimi i procesit dhe në proces e sipër ne do të dalim me propozime konkrete si e shohim. Përshëndesim edhe njëherë këtë takim dhe është në interes tonin ta kemi një sistem zgjedhor i cili shërben për demokratizimin e jetës sonë politike”, ka thënë Hoxhaj.
Në këtë takim Hoxhaj po e zëvendëson kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli i cili ndodhët në vizitë jashtë vendit.