Hoxhaj: Serbia po shërben si Kalë i Trojës në Ballkan

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, duke komentuar marrëveshjen e Serbisë me Rusinë për blerjen e armatimit, ka thënë se Serbia po shërben si Kali i Trojës në Ballkan.

Ai tha se Serbia që është përgjegjëse për gjenocide dhe katër luftëra në Ballkan po armatoset kryesisht nga Rusia, duke e quajtur si sinjal i së keqes.

“Vendi që është përgjegjës për gjenocide dhe katër luftëra në Ballkan, harxhon më së shumti në Ballkanin Perëndimor, për blerjen e armëve, kryesisht nga Rusia. Militarizimi i së keqes është një sinjal i qartë i qëllimeve shkatërruese të Serbisë për të shërbyer si kali trojan i Moskës në Ballkan”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme