Enver Hoxhaj, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, ka reaguar ndaj emërimit të Stuart Peach si i Dërguari Special nga Britania e Madhe për Ballkanin Perëndimor.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Twitter ka thënë se është lajm i shkëlqyeshëm emërimi i Sir Stuart Peach si i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe, por ka komentuar edhe deklaratën e Kryeministrit britanik Boris Johnson i cili tha se Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre.
“Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre në më shumë se dy dekada. Jam krenar që emëroj Sir Stuart si të dërguarin tonë të ri special – përvoja e tij e gjerë do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen në rajon.”, ka shkruar Kryeministri britanik Boris Johnson në rrjetin social Twitter.
Reagim ndaj këtij shkrimi pati ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili aktualisht mbanë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Hoxhaj, tha se nëse Britania e Madhe e lexon situatën tonë si “kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre gjatë dy dekadave” atëherë, sipas Hoxhaj, kjo është një çështje që duhet të shqetësohen të gjithë!
“Lajm i shkëlqyeshëm emërimi i Sir Stuart Peach nga Kryeministri Boris Johnson si i dërguari special për Ballkanin Perëndimor! Nëse Britania e Madhe e lexon situatën tonë “si kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre gjatë dy dekadave”, atëherë vërtetë të gjithë duhet të shqetësohen! Presim me padurim marrëdhënie më të forta ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe.”, ka shkruar Hoxhaj, në Twitter.
Great news the appointment of Sir Stuart Peach by PM Boris Johnson as Special Envoy for #WB! If UK reads our situation “as the biggest threat to their stability over two decades” than everybody should really be worried! We look forward to stronger relations between Kosovo & UK. https://t.co/aM11hiyxbf
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) December 2, 2021