Enver Hoxhaj ka konfirmuar se ai do të jetë u.d i kryetarit të PDK-së, pas ngritjes së aktakuzës ndaj Kadri Veselit, i cili ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në parti, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj në një konferencë për medie ka thënë se një përgjegjësi të tillë ia ka dhënë kryesia e partisë.
“Kryesia e partisë ma ka besuar mua detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë. Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua e për këdo që do të gjendej në pozicionin tim. Një sfidë e cila mund të përballohet vetëm nëse forcojmë solidaritetin dhe unitetin brenda partisë”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se Vjosa Osmani me nguti ka marr postin e Presidentit, por që shqetësimi i tyre është ai i qytetarëve të cilët kanë parë jo siguri e jo stabilitet.
“Jemi me një situatë të tillë politike ku nuk kemi shqetësime të kësaj natyre se si sillet Osmani dhe ngutinë e saj që ta merr postin e presidentit dhe shqetësime të tilla se çka ndodh me koalicionin qeveritar. Kjo është konferenca e parë pas një dite dramatike. Dhe kjo ishte dramatike jo vetëm për PDK-në, por edhe për çdo qytetar të Kosovës. Më së paku ne kemi pasë kohë dhe hapësirë dhe preokupim se çka mund të ndodhë me Qeverinë dhe cilat mund të jenë sjelljet e Osmanit”.
“