Hoxhaj takon ish-kryeministrin suedez në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka takuar ish-kryeministrin suedez Carl Bildt, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila ka filluar sot.

Deputeti i PDK-së, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka takuar diplomatin dhe ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt, të cilin e falenderoi për mbështetjen e tij të madhe dhe të shtetit të tij ndaj Kosovës në rrugën e shtet-ndërtimit.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kënaqësi të takoj diplomatin dhe ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt. E falenderova për mbështetjen e tij të madhe dhe të shtetit të tij ndaj Kosovës në rrugën e shtet-ndërtimit.”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme