Hoxhaj takon ish-sekretarin amerikan Kerry në Mynih, bisedojnë për Kosovën dhe rajonin: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Tani deputet i PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se gjatë vizitës së tij në Mynih, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, ka takuar ish-sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, me të cilin tha se biseduan rreth Kosovës dhe rajonit.

“Takim me mikun e Kosovës dhe me mikun tim të veçantë John Kerry, ish-sekretar i Shtetit amerikan. Biseduam shkurt për vendin dhe rajonin dhe ish-sekretari shprehu mbështetjen për Kosovën.”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai shkroi se në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, I shprehu ish-sekretarit amerikan Kerry mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë.

“Në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë. Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti i bekoftë miqtë tanë!”, ka shkruar në fund Enver Hoxhaj.

Të ngjashme