Hoxhaj uron 7 Marsin: Arsimi është në themel të çdo përparimi shoqëror

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Ish- ministri i arsimit, Enver Hoxhaj, ka uruar festën e 7 Marsit, dhe ka thënë se arsimi është në themel të çdo përparimi shoqëror.

Nëpërmjet një urimi në Facebook, Hoxhaj, ka shpërndarë një fotografi dhe ka thënë se qeveritë dhe të gjithë duhet të bëjmë çmos që të vlerësohet dhe shpërblehet puna e mësimdhënësve. 

Ai gjithashtu ka kujtuar kohën sa ishte ministër i arsimit, kur pagat e mësimdhënësve u rritën për 50 përqind.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Me përulësi kujtojmë dhe nderojmë 7 Marsin, ditën e mësuesve, ditën e atyre që mision jetësor kishin arsimimin dhe emancipimin shoqëror të shqiptarëve. Po këta, në rrugën tonë të përbashkët i bënë shkollat vatra të idesë së lirisë dhe pavarësisë! Përgjithmonë mirënjohës!

Krenar që gjatë punës sime si Ministër i Arsimit jam përkujdesur që mësimdhënësit të vlerësohen më shumë për punën e tyre, dhe t’ju mundësohet një shpërblim i dinjitetshëm i punës. Në kohën kur isha ministër, bëra çmos që paga e mësimdhënësve të rritet për 50 përqind. I vetëdijshëm që sot kjo nuk mjafton, shpresoj që qeveritë në vazhdim dhe ne të gjithë së bashku të bëjmë çmos që ta vlerësojmë dhe shpërblejmë punën e mësimdhënësve, sepse arsimi është në themel të çdo përparimi shoqëror.

Me përulësi kujtojmë dhe nderojmë 7 Marsin, ditën e mësuesve, ditën e atyre që mision jetësor kishin arsimimin dhe…

Gepostet von Enver Hoxhaj am Samstag, 7. März 2020

Të ngjashme