HRW: Dëbimi i shtetasve turq – shkelje e të drejtave të njeriut

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 16:53 | Nga

Human Rights Watch ka reaguar për ndalimin, revokimin e lejeve të qëndrimit si dhe për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Organizata për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut, ka akuzuar se autoritetet kosovare kanë shkelur haptazi të drejtat e njeriut, me vendimin për deportimin e këtyre shtetasve.

HRW bën thirrje për një hetim të thellë të ngjarjes, nga ana e autoriteteve kosovare, pasi e cilëson shumë të dyshimtë arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq.

“Vendimi i Kosovës për të arrestuar dhe deportuar 6 shtetas turq tregon për mospërfillje të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Ky veprim është shumë i dyshimtë dhe për më tepër 6 burra u dërguan në një vend ku do të përballen me një rrezik serioz të torturimit.

“Kërkojmë një hetim tërësot nga ana e autoriteteve shtetërore për këtë akt, që bie ndesh me respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e HRW.

Të njëjtit janë arrestuar gjatë ditës së enjte derisa po shkoni në punë, po në të njëjtën ditë, vetëm dy orë pasi janë arrestuar ata janë deportuar për në Turqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme